E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veriu i Shqipërisë humbi 1/4 e popullsisë në 10 vite
Sot

Veriu i Shqipërisë humbi 1/4 e popullsisë në 10 vite

Të dhënat më të fundit të INSTAT për dekadën e fundit zbulojnë një realitet tronditës për demografinë në Shqipëri. Vendi po pëson një zbrazje masive, ku rajonet veriore mbajnë peshën kryesore të braktisjes, kryesisht për shkak të emigracionit të pandaluar jashtë vendit.

Në rang kombëtar, Shqipëria ka humbur 14.23% të popullsisë neto — që përkthehet në 387,462 banorë më pak në harkun kohor të 10 viteve.

Veriu në krizë: Katër qarqet më të goditura

Brezi verior po përballet me ritmet më të shpejta të shpopullimit në vend. Në krye të listës qëndron Shkodra, e ndjekur nga afër nga Kukësi (i prekur masivisht nga ikja e të rinjve drejt Britanisë së Madhe), Lezha dhe Dibra.

As Jugut dhe Qendrës nuk u shpëton vala e ikjeve

Edhe pse Veriut po zbrazet më shpejt, situata mbetet kritike në të gjithë Shqipërinë. Madje edhe Durrësi, pavarësisht portit dhe zhvillimit të turizmit, ka shënuar rënie të ndjeshme.

 Korça: Tkurrje me 22.63% (rreth 48,000 banorë më pak).

 Fieri: Humbje prej 23.02% (68,089 banorë më pak).

 Gjirokastra: Rënie me 21.86%, duke u përballur edhe me një plakje të skajshme të popullsisë.

 Elbasani: Humbje relative prej 21.06%.

 Vlora: U pakësua me 18.46% (mbi 32,000 banorë më pak).

 Durrësi: Tkurrje me 12.08% (mbi 30,000 banorë më pak).

 Berati: Qarku me rënien më të ulët në jug, me 9.44%.

Polarizimi rreth Tiranës

Tirana është i vetmi qark në të gjithë Shqipërinë që ka shënuar rritje.

Si rrjedhojë e lëvizjeve të brendshme (shpërnguljes së banorëve nga rrethet drejt kryeqytetit), Tirana ka pësuar një rritje modeste prej 1.25%, duke shtuar rreth 9,428 banorë të rinj në këtë dekadë.

 Bilanci demografik i vitit 2026 tregon një Shqipëri që po polarizohet me shpejtësi rreth një pike të vetme urbane. Ndërsa Tirana zgjerohet minimalisht, të gjitha rajonet e tjera po shkojnë drejt një plakjeje të pakthyeshme dhe një shpopullimi shqetësues.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.