E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veseli reagon ashpër ndaj Kurtit: Ishte gati ta digjte Kosovën, tani do vetëm të qendrojë në pushtet
Publik News

Veseli reagon ashpër ndaj Kurtit: Ishte gati ta digjte Kosovën, tani do vetëm të qendrojë në pushtet

Veseli – Kurti

Pas ish-kryeministrit Ramush Haradinaj në lidhje me heqjen e taksës 100% ndaj Serbisë, ka reaguar edhe Kadri Veseli.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ish-kryeparlamentari thotë se Kurti më parë ishte i gatshëm të digjte Kosovën për të marrë pushtetin, ndërsa sot po bën gjithçka për të qendruar në pushtet.

Me tone të ashpra dhe ofenduese, Veseli e quan Kurtin të paditur, të dobët dhe mashtrues.

Postimi i Kadri Veselit

Asgjë e re nga Albini! Të paktën, ta respektonte të drejtën e autorit. Sepse, vendimi i tij për taksën dhe reciprocitetin qenka huazuar nga ideja e propozimit tim të janarit të vitit 2019, të cilin, si çdo gjë tjetër, ai e pat refuzuar.

Si opozitar, ishte në gjendje ta digjte Kosovën dhe të përdorte dhunë dhe jetë të rinjsh idealistë për të ardhur në pushtet. Sot, kur udhëheq Qeverinë, ideali i tij po shihet se është vetëm mbajtja e pushtetit. Duke u shantazhuar, po e djeg veten më shpejtë sesa që kanë pritur të tjerët.

E mendonte veten si më të mençurin dhe më të fortin; sikur të ishte vetë Kosova. Po del që është edhe i padijshëm, edhe i dobët, edhe mashtrues, dhe që Kosova në krye me të mund të rrezikohet seriozisht.

Më herët ka reaguar edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili gjithashtu e konsideroi Kurtin mashtrues dhe përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nmga Serbia.

Kujtojmë që sot pasdite në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, kryeministri Albin Kurti njoftoi heqjen graduale të taksës 100%, në këmbim të ndalimit të fushatës së mos-njohjes së Kosovës nga Serbia, si dhe dritë jeshile nga BE për të hequr vizat me Kosovën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.