E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vetëdorëzohet një nga personat e përfshirë në vrasjen e shqiptarit në Spanjë!
Lajme

Vetëdorëzohet një nga personat e përfshirë në vrasjen e shqiptarit në Spanjë!

U qëllua me plumb pas koke dhe u braktis në urgjencë nga 3 persona me automjet të zi

Hetimet vazhdojnë për të zbardhur vrasjen e një shqiptari në Spanjë, i cili u braktis në spitalin e Blanes në gjendje të rëndë shëndetësore dhe iu nënshtrua plagëce të marra.

Sipas El Caso, viktima u dërgua në spital në orën 19:08 të së shtunës nga tre persona që ndodheshin në një automjet me ngjyrë të zezë.

Makina ka ndaluar para spitalit, tre persona kanë dalë dhe kanë lënë në dyert e urgjencës shqiptarin e plagosur rëndë, i cili nuk kishte mjet identifikimi me vete.

Pasi e kanë braktisur ata janë larguar, ndërsa shqiptari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Një prej personave që dyshohet se braktisi viktimën në spital raportohet se është vetëdorëzuar në stacionin e policisë Mossos d’Esquadra.

Shqiptari që u braktis në urgjencën e Blanes kishte një plagë në pjesën e pasme të kokës, që dyshohet se është shkaktuar nga një pushkë, sipas informacioneve të para.

Dyshimet e Mossos d’Esquadra janë se vrasja lidhet me trafikun së marijuanës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.