E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vetëm 19 vjeç dhe modelja shqiptare do të bëhet pjesë e klipit të Ariana Grandes
Publik News

Vetëm 19 vjeç dhe modelja shqiptare do të bëhet pjesë e klipit të Ariana Grandes

Modelja shqiptare Klaudia Kalia do të shfaqet në videoklipin e ri të Ariana Grandes.

Kështu ka deklaruar bukuroshja 19-vjeçare e ftuar në emisionin e Bieta Sulos “Ftesë në 5”.

Prej muajit gusht Klaudia ka nënshkruar kontratë me “Fashion Tv”, një kontratë që do i hapë dyert drejt suksesit ndërkombëtar.

Ajo zbuloi se i kanë kërkuar të jetë pjesë e një prej klipeve të ardhshme të Ariana Grandes.

‘Jam duke folur për një klip jashtë, por që nuk e di sa do të arrihet. Më kanë thënë që do të bëhet, por ende nuk e di. Është Ariana Grande. Jam duke biseduar. Një fotograf i huaj që më ka pëlqyer shumë, ka xhiruar një klip të Ariana Grandes. Më ka pëlqyer shumë te disa video që kam bërë te Fashion Tv dhe më tha që nëse ke dëshirë, unë do të xhiroj edhe një klip tjetër që të jesh pjesë e tij”, tregoi Klaudia.

ImageImageImage

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.