“Vetëm arsimi cilësor u shpëton nga call-centerat”, Taulant Muka sërish mes studentëve
Protesta e sotme studentore ka bërë bashkë pedagogë, prindër e qytetarë që mbështesin kauzën studentore.
Edhe ditën e sotme i ardhur nga jashtë vetëm për protestën ka folur Taulant Muka duke motivuar studentët.
Në fjalën e tij, Muka tha:
Rini kjo është protesta që nuk duhet ndalur. Arsimi cilësor është ai që u siguron një punë dinjitoze dhe jo një punë në call center. Çdo parti politike u ka trajtuar si militantë dhe jo si studentë. Sot e gjithë diaspora e intelektualeve është në mbështetjen tuaj, sepse ju jeni e ardhmja, më vonë do mblidhem me disa intelektualë të tjerë për të përpiluar se një reformë cilësore.
Vazhdoni rini, vazhdoni se ju jeni e ardhmja e këtij vendi!”
Kujtojmë që Taulant Muka denoncoi plagjiaturën e zv.ministrit të arsimit, Ervin Demo, i cili u dorëhoq dhe në vend të tij u vu nga Rama pikërisht Muka.
Mirëpo Muka dha dorëheqjen brenda dy javësh, sepse sipas tij nuk mund të punohej në atë institucion të kthyer në një katrahurë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



