Vetëm tre orë nga tubimi i Metës
Kanë filluar përgatitjet për tubimin që do të zhvillohet ditën e sotme në orën 17:00 në bulevardin ‘Dëshmorët e kombit’ nga presidenti Ilir Meta në mbrojte të Kushtetutës.
Edhe pse jemi tre orë larg nga nisja e tubimit, para Presidencës nuk mungojnë edhe forcat e policisë.
Vihet re se në bulevard është vendosur dhe një podium, ku do të firmoset ajo që kreu i shtetit e ka quajtur ‘Besëlidhje me qytetarët kundër grushtit të shtetit’.
Kujtojmë që Policia e Shtetit i ka dhënë leje Metës që të zhvillojë tubimin për 2 orë, nga 17:00 deri në 19:00. Manifestimit do t’i bashkohen edhe shumë emigrantë nga e gjithë bota, për ata është organizuar edhe një program i veçantë, i paralajmëruar nga presidenca.
Për mbarëvajtjen e tubimit dhe shmangjen e ndonjë incidenti do të jenë në dispozicion rreth një mijë efektivë nga rrethet, por edhe FNSH-së e RENEA-s.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco






