E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vetëm vrasësi  të shtrëngon për të nxjerrë burimin
Lajme

Vetëm vrasësi të shtrëngon për të nxjerrë burimin

Nëse arsyeja e ndalimit të kolegut Elton Qyno është me të vërtetë shantazhi për të nxjerrë burimin e informacioneve që ai ka publikuar, ky është precedenti më kriminal dhe sulmi më i rrezikshëm që i është bërë ndonjëherë medias në Shqipëri.

Ai prokuror që kërcënon gazetarin të nxjerrë burimin është turpi i drejtësisë së re, drejtësisë së vjetër dhe çfarëdo drejtësie në botë.

Burimi i beson jetën gazetarit. Dhe gazetari që nxjerr burimin bëhet hjeks. Ndërsa ai që të shtrëngon për të nxjerrë burimin është as më shumë dhe as më pak, por vrasës.

E ka ngrënë njëherë një gol SPAK-u për këtë punë kur ja theu turinjtë Gjykata e Strasburgut për serverat e Lapsit.

Pra është hera e dytë që e bën këtë histori SPAK-u. Dhe meqë këta nuk merrkan vesh, përballë këtij agresioni ka vetëm një rrugë. Të sanksionohet në Kushtetute mbrojtja e gazetarit për të mos nxjerrë burimin. Shprehimisht.

Se me sa duket neni që garanton lirinë e shtypit nuk po i mjafton prokurorisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.