Vetëvaret 26-vjeçari në Belsh, vuante nga depresioni
Vuante nga depresioni, i jep fund jetës 26- vjeçari. Një i ri, banues në fshatin Marinëz të Belshit, i ka dhënë fund jetës duke varur veten. Ngjarja ka ndodhur paraditen e së hënës, në një magazinë pranë banesës së familjes. Viktima quhet Edmond Tafani, i cili u gjet pa shenja jete nga të afërmit e tij.

Nisur nga kjo dhe sipas mjekut ligjor, përjashtohet pista e ndonjë ngjarjeje kriminale dhe mbetet në hetim ajo e vetëvrasjes. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave që çuan 26-vjeçarin drejt aktit fatal. Dy prindërit e Edmondit, gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor, janë shprehur se, djali i tyre ishte i heshtur kohët e fundit, por kishin menduar se gjithçka ishte kalimtare.
Ata janë shprehur se paraditen e së hënës, i riu ishte larguar nga banesa pa lajmëruar se për ku ishte nisur dhe pasi nuk u përgjigjej në telefon, nisën ta kërkonin. Në momentin që e kanë konstatuar, gjithçka ishte e kotë pasi ai kishte ndërruar jetë.
Dyshohet se Edmond Tafani ka kryer vetëvrasje në kushte të rënda psikologjike dhe pavarësisht se nuk ka qenë i diagnostikuar, nisur dhe nga deklarimet e prindërve, dyshohet se ka qenë i prekur nga depresioni. 26-vjeçari ishte djali i vetëm i Petrit dhe Shqipe Osmanit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



