E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vetëvritet shqiptari në burgun e Bolonjës
Lajme

Vetëvritet shqiptari në burgun e Bolonjës

Një 48 vjeçar shqiptar është vetëvrarë në qelinë e tij në burgun e Bolonjës, në Itali, ku ndodhej që prej majit të këtij viti.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari ishte i ndaluar që nga 27 maji dhe ishte në pritje të gjykimit për akuzat për tentativë vrasje.

Mësohet se policia e burgut dhe stafi mjekësor janë përpjekur t’i vijnë në ndihmë shqiptarit, por nuk kanë arritur ta shpëtojnë.

Ende nuk dihen detajet të tjera rreth kësaj ngjarjeje të rëndë dhe motivit që e shtyu shqiptarin drejt këtij akti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.