E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vetingu/ KPK konfirmon me shumicë votash prokurorin Artan Madani
Lajme

Vetingu/ KPK konfirmon me shumicë votash prokurorin Artan Madani

Drejtuesi i Prokurorisë së Kavajës Artan Madani u konfirmua të hënën me shumicë votash nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Gjatë seancës dëgjimore u bë me dijese se prokurorit i kishte kaluar barrë prove rreth blerjes së një apartamenti në fillim të viteve 2000. Relatorja ngriti dyshime mbi çmimin dhe pagesat e punimeve të kryera prej vetë prokurorit që nuk rezultonin të dokumentuara.  Madani i cili u hetua nga KPK në të tre kriteret rezultoi pa probleme sa i përket figurës dhe aftësive profesionale.

 

Shpjegime për pasurinë iu kërkuan Madanit edhe në fund të seancës kryesisht në një sërë pyetjesh nga vëzhguesi ndërkombëtar Ferdinando Buatier. Prokurori i cili u paraqit në seancë me avokat, shpjegoi se apartamenti që ishte pasuria e tij e vetme, ishte krijuar mbi burime të ligjshme, ai bëri një historik të gjendjes familjare dhe marrëdhënieve me të afërmit që kishin ndihmuar në ndërtimin e apartamentit.

Trupa gjykuese që kreu procesin e vetingut për Madanin përbëhet nga Etleda Çiftja kryesues, Genta Tafa Bungo anëtare dhe Pamela Qirko relatore.

Artan Madani e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994. Ai ka punuar si prokuror në Durrës, ka drejtuar prokurorinë e Lezhës dhe është rikthyer sërish si prokuror në Prokurorinë e Durrësit.

Në vitin 2014, Madani është emëruar në Prokurorinë e Kavajës ku është promovuar më pas si drejtues i kësaj prokurorie.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.