E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vetingu në Policinë e Shtetit  do do të zgjasë më shumë se vetingu në drejtësi
Lajme

Vetingu në Policinë e Shtetit do do të zgjasë më shumë se vetingu në drejtësi

Procesi i veting-ut në Policinë e Shtetit po zhvillohet ngadalë, duke treguar se “pastrimi” i forcës policore do të zgjasë më shumë se vetingu në drejtësi.

Pas më shumë se katër vitesh, procesi ka ndryshuar formë, objektiv dhe administrim, por ritmet e tij mbeten të njëjta. Kritikët argumentojnë se mungesa e një afati përfundimtar sinjalizon një dështim të mundshëm, ndërsa të tjerë theksojnë rëndësinë e një procesi të paanshëm politikisht.

Sipas investigimit të fundit nga Albanian Center for Quality Journalism, një vit punë e hetuesve të komisionit të përkohshëm kushton buxhetit të shtetit 54 milionë lekë, duke kaluar në sitë vetëm 40 subjekte nga 112 të planifikuara në 2021.

Me këtë ritëm, do të duhen 120 muaj për 300 zyrtarë të policisë që mbajnë funksione drejtuese, ose rreth 10 vite për përmbylljen e procesit të vetingut. Shtesa dhe ndryshimet në ligjin “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat” kanë përjashtuar nga filtrat e vetingut punonjësit e thjeshtë të policisë, duke fokusuar procesin vetëm tek drejtuesit e lartë.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit u shpërbë në dhjetor 2022, dhe kompetencat e tij kaluan tek Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Aktualisht, kjo agjenci po zhvillon procesin e vlerësimit kalimtar për 72 subjekte, duke përfunduar 35 vendime deri tani. Nga këto, 20 vendime janë për konfirmimin në detyrë të punonjësve, ndërsa 7 për ndërprerje të procesit të vlerësimit kalimtar.

Procesi i vetingut, pavarësisht se nisi me vrull, ka treguar ngadalësi dhe mungesë efikasiteti.

Sadedin Fishta, kreu i Sindikatës së Policisë, thekson se ndryshimi i ligjit ishte i domosdoshëm, por ka anë negative dhe pozitive. Ai argumenton se varësia e strukturës së vetingut nga Ministri i Brendshëm mund të ndikojë në vendimmarrje. Ndonëse procesi ka vite që ka nisur, ecuria e tij duket e ngadaltë dhe punonjësit e policisë do të duhet t’i nënshtrohen deklarimit dhe vlerësimit periodik çdo pesë vite.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.