E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vetingu/  Sandër Simoni konfirmohet në detyrë
Publik News

Vetingu/ Sandër Simoni konfirmohet në detyrë

KPK ka rikonfirmuar në detyrë kryetarin e Gjykatës së Posacme Sandër Simonin.

Sipas raportit të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, konstatohet se ka deklarim të saktë, nuk ka fshehje, nuk ka deklarim të rremë dhe as konflikt interesi. Nga hetimi i thelluar rezulton se Simoni ka blerë apartamentin ku banon me vlerë më të ulur se të tjerët.

Megjithatë, Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit tha se Simoni i ka pasur mundësitë financiare për pasurinë që ka deklaruar ndërsa nuk ka rezultuar të ketë ndonjë konflikt interesi. KPK ka gjetur gjithashtu një mospërputhje në lidhje me mobilimin e apartamentit në pronësi të zotit Simoni.

Kreu i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i është nënshtruar gjithashtu edhe kontrollit të figurës, nga ku rezulton se nuk ka prova apo informacione për kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, çka përbën shkak për vazhdimin e detyrës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.