“VETINGU SI ILAÇ GJARPËRINJSH”/ Reagon Basha: Fiton një “Toyota Yaris”, ai që gjen lidhjen mes…
Pas reagimit në “Twitter” të Edi Ramës, ku shkruante ndër të tjera se “Vetingu si ilaç gjarpërinjsh dhe opozita me libër shtëpie kundër Vetingut si Fronti i dikurshëm Demokratik i lagjes”, i është përgjigjur Basha.
Postimi i plotë:
Gjëagjëzë Edvingu:
Kush i lidh e i mban bashkë:
një trafikant të dënuar droge me vëllain Ministër të Brendshëm PLUS
një gjyqtar që e shpëton nga ekstradimi ortakun e trafikantit të drogës PLUS
komisionerët e vettingut që e shpallin këtë gjyqtar të përshtatshëm për të vazhduar detyrën?!
Kush gjen përgjigjen e saktë, fiton Toyota Yaris.Me heret kishte reaguat Rama: Vetingu, ilaç gjarpërinjsh, recituesit e Lulit fletërrufe
Lidhur me akuzat nga ana e opozitës pë procesin e Vetingut ka reaguar edhe kryeministri Rama duke e cilësuar procesin si “ilaç gjarpërinjsh”.
“Në vend të Letrave Anonime janë shpifjet dixhitale të Saliut. Në vend të Këndit të Fletërrufeve janë recituesit e Lulit. Në vend të kryetarit është vetë Luli”, shkruan Rama.
Postimi i plotë:
Vetingu si ilaç gjarpërinjsh dhe opozita me libër shtëpie kundër Vetingut si Fronti i dikurshëm Demokratik i lagjes!Në vend të Letrave Anonime janë shpifjet dixhitale të Saliut
?Në vend të Këndit të Fletërrufeve janë recituesit e Lulit
?
?
?Në vend të kryetarit është vetë Luli
?
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




