E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vetitë kuruese të qepës së kuqe
Publik News

Vetitë kuruese të qepës së kuqe

Qepa e kuqe ndihmon për të parandaluar osteoporozën për shkak të përmbajtjes së lartë të kuercetinës, një antioksidant, aktiviteti i të cilit është i lartë. Kufizimi i infiltrimit të ujit në organizëm dhe parandalimin e infeksioneve të traktit urinar dhe prostatës. Qepa përdoret për trajtimin e inflamacionit të syve dhe traktit respirator.

Qepa (Allium cepa L., nga latinishtja cepa “qepë”), është një perime, bimë barishtore dyvjeçare ose shumëvjeçare qe i takon familjes Amaryllidaceae që kultivohet prej kohësh nga njeriu, për të paktën 7000 vjet.

Ajo është një bimë dyvjeçare, por rritet zakonisht si një vjeçare. Varietetet e sotme zakonisht rriten në një lartësi prej 15 deri 45 cm. Gjethet janë të gjelbra dhe rriten të alternuara në xhufkë. Ato janë në formë tubi cilindrik (ndryshe nga llojet e afërta si preshi dhe hudhra) me një anë të sheshtë. Baza e çdo gjetheje është e rrafshët, zakonisht e bardhë që del nga një disk bazë. Nën këtë disk del një tufë fije rrënjësh të shkurtra që ndodhen nën tokë. Me rritjen e qepës, rezervat e ushqimit fillojnë të grumbullohen në bazën e gjetheve dhe bulbi i qepës fillon e fryhet.

Në vjeshtë, gjethet thahen dhe cipa e jashtme e bulbit bëhet e thatë dhe e brishtë, dhe kjo është koha kur qepa duhet shkulur. Nëse qepa nuk shkulet dhe mbahet në tokë gjatë dimrit, pika e rritjes në mes të bulbit fillon të zhvillohet në pranverë. Gjethet e reja shfaqen dhe një kërcell i gjatë, i drejtë, rritet, në majë të të cilit zhvillohet një tufë lulesh. Tufa e luleve ka formën e një çadre sferike me lule të bardha të grumbulluara nga gjashtë në çdo grup. Farat janë të zeza me shkëlqim, prerja tërthore e të cilave është tre këndore.

Bulbët e qepëve dhe bimët e tjera të së njëjtës familje janë përdorur si ushqim që në antikitet. Në venbanimet e Epokës së Bronzit janë gjetur gjurmë të qepës, të hurmave të Arabisë dhe të fiqve. Megjithatë nuk është e qartë në se këto ishin qepë të kultivuara. Dëshmitë arkeologjike dhe letrare si Libri i Numrave 11:5, sugjerojnë se kultivimi mund të ketë filluar rreth 2000 vjet më vonë në Egjipt. Duket se qepët ishin pjesë e dietës së punëtorëve që ndërtuan piramidat. Egjiptianët e lashtë e bënë atë një objekt adhurimi, duke i kombinuar format saj sferike dhe unaza e saj koncentrike në jetën e përjetshme. Përdorimi i qepëve në varrime është demonstruar nga gjurmët e qepës që u gjetën në varrin e Ramesses II. Egjiptianët besonin se me aromën e fortë të qepëve do të dorëzohet fryma e vdekur.

Në Greqinë e lashtë, atletët hanin sasi të mëdha të qepës sepse besohej se ata forconin gjakun. Gladiatorët romak e fërkonin trupin e tyre me qepë për të zhvilluar muskujt. Në Mesjetë qepa ishte si ushqim i rëndësishëm, kështu që ata u përdorën për të paguar qiratë, bile edhe si dhurata. Mjekët e rekomandonin qepën si bimë për të ndihmuar jashtëqitjen, lehtësimin dhimbjeve të kokës, kollës, për të trajtuar helmimin nga gjarpërinjtë dhe humbjen e flokëve. Qepa u dërgua në Amerike nga Kristofor Kolombi në udhëtimin e tij më 1493 në Haiti. Në shekullin e gjashtëmbëdhjetë, qepët janë përdorur edhe në trajtimin e infertilitetit, jo vetëm tek gratë, por edhe te kafshët shtëpiake.

Qepa ka nevojë për një tokë të pasur dhe me lagështi. Llojet e ndryshme të qepëve kërkojnë kushte të ndryshme klimatike dhe disa orë me diell çdo ditë.

Për të hequr erën e qepëve nga duart tuaja, ju mund ti fshini ato me lëng limoni.

Përbërja mesatare për 100 g; Energji 34 kcal, Ujë 89 %, Karbohidrate 7,1 %, Yndyrë 0,2 %, Proteina 1,3 %, Fibër 2,1 %, Kalcium 25 mg, 10 mg magnez, 170 mg kalium, Hekur 0,3 mg, Vitamin C 7 mg, Vitamin B1 0,06 mg, 0,3 mg Vitamina B3, 0,14 mg Vitamine B6, 0,02 mg Vitamine B9, 0,14 mg Vitamina E.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.