Vetting / Problem pasuria, shkarkohet kryetarja e Gjykatës Administrative Shkodër
Reforma në Drejtësi dhe Vettiung-u po vijojnë pastrimin e sistemit, teksa sot edhe Kryetarja e Gjykatës Administrative të Shkodrës, Valbona Durraj (Seknaj) është shkarkuar nga detyra.
Pas një hetimi, bazuar në prova e fakte, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se gjyqtarja Valbona Durraj kishte probleme me pasurinë.
Duke qenë se nuk e justifikonte atë kjo ishte edhe arsyeja kryesor që KPK vendosi ta shkarkonte nga detyra.
Kryetarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, Valbona Durraj u përball me Vetting-un një ditë më parë.
Përballë aj ishte trupa gjykuese e përbërë nga Xhensila Pine, Olsi Komici dhe Suela Zhegu.
Kryetarja e Gjykatës Administrative të Shkodrës, Valbona Durraj e ka nisur karrierën në sistemin shqiptar të drejtësisë në vitin 1998. Për më shumë se një dekadë, ajo ka punuar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Shkodrës, ndërkohë që në vitin 2013 u dekretua gjyqtare në Gjykatën Administrative të Shkodrës, detyrë që e mbajti deri më sot, derisa u përjashtua nga sistemi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



