E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vettingu/Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme konfirmohet në detyrë
Publik News

Vettingu/Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme konfirmohet në detyrë

Ish-gjyqtarja e Gjykatës për Krimet e Rënda, tani Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit, Irena Gjoka është konfirmuar në detyrë.

Ajo u përball të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualfikimit. Gjatë seancës publike Gjokës iu vunë në dukje 3 momente të mosdeklarimit në kriterin e pasurisë, ndërsa u theksua se në një prej dosjeve të hetuara në kriterin e profesionalizmit ajo ishin gjetur shkelje procedurale të rënda.

Pavarësisht kësaj, duket se Gjoka ia ka dal dhe në përfundim të seancës gjyqësore është konfirmuar në detyrë.

Irena Gjoka e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993. Për më shumë se një dekadë, Gjoka ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Fierit, ndërkohë që në vitin 2014 është emëruar në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Prej dhjetorit 2019, ajo është pjesë e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, ku për të siguruar një emërim të përhershëm i nevojitej kalimi me sukses në procesin e vetingut.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.