E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VETTINGU/ Gjyqtarja e Kushtetueses Vitore Tusha kalon testin e pasurisë, në “provim” për aftësinë
Publik News

VETTINGU/ Gjyqtarja e Kushtetueses Vitore Tusha kalon testin e pasurisë, në “provim” për aftësinë

Gjyqtarja e Kushtetuese kaloi sot në procesin e Vettingut, ku në seancën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, Tusha ka kaluar provën e parë atë për burimin e pasurisë së saj, ndërsa është pyetur sa i takon pikëpamjeve profesionale për vendimet e marra në disa dosje gjyqësore që ka kaluar në dorë.

Relatorët kanë provokuar gjyqtaren duke i bërë pyetje juridike mbi aftësinë profesionale dhe mbi praktikën e mosdiskriminimit në praktikën evropiane.

“Kam bërë shpjegimet e mia, nuk kam parashtrime të reja”, ka thënë gjyqtarja, duke iu përgjigjur shkurt pyetjes për diskriminimin se “është sanksionuar në Kushtetutë dhe në Konventën Evropian”. Këtu ka ndërhyrë edhe përfaqësuesi i ONM, duke i bërë gjyqtares pyetje juridike mbi të drejtat ndërkombëtare për barazinë para ligjit.

“Liria nuk është një e drejtë absolute. Ajo kufizohet kur ka dyshime të arsyeshme për kryerjen e veprave penale”, i është përgjigjur Tusha pyetjes së ONM.

Trupa gjykuese kryesohet nga Alma Faska, ndërsa gjyqtarja Tusha mbrohet nga avokati Arben Llanaj. Relatorja Valbona Sanxhaktari ka deklaruar se ILDKP raportoi se pasuria e gjyqtares justifikohej me burime të ligjshme. Në këtë mënyrë, gjyqtarja Vitore Tusha ka rezultuar e pastër në pasuri nga verifikimet e KPK, por është pyetur nga relatorët lidhur me aftësinë e saj profesionale.

Pak ditë më parë Vetingu “dogji” gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo, i cili nuk justifikonte pasurinë prej rreth 500 mijë dollarë, ndërsa argumenti i tij se ia kishte dhuruar motra nuk u mor në konsideratë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Pritet që gjyqtari i radhës, i cili të kalojë përpara KPK-së të jetë kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.