Malaj ia ka paraqitur kërkesën për dorëheqje Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ).
Rrjedhimisht çdo verifikim e proces vettingu i nisur për gjyqtarin ndërpritet autormatikisht.
Duke u dorëhequr, gjyqtari i Apelit nuk do jetë i detyruar të dalë para KPK-së për verifikim pasurie e figure edhe pse Malaj është lakuar për fshehje pasurie. Në vitin 2015, ILDKPI e ka kallëzuar për fshehje dhe pastrim parash të një shume prej 1.7 milionë euro.



