E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vettingu/Kryeprokurori i Tiranës , KPK: Ka bërë deklarim të rremë
Lajme

Vettingu/Kryeprokurori i Tiranës , KPK: Ka bërë deklarim të rremë

Raporti i ILDKDPI ka dalë në përfundim se Drejtuesi i Komanduar i Prokurorisë së Tiranës, Dritan Rreshka, ka fshehur pasurinë dhe ka kryer deklarim të rremë.

Në seancën e zhvilluar sot, prokurori ka qënë i shoqëruar nga avokati Arben Rakipi, ndërsa trupa gjykuese përbëhej nga Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine dhe Etleda Çiftja.

Kryeprokurori i Tiranës në “sitën” e vetingut, si ka ndryshuar pasuria e Dritan Rreshkës në 15 vite

Dritan Rreshka është drejtuesi i komanduar i Prokurorisë së Tiranës dhe kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Ai do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit si pjesë e listës prioritare të vetingut.

Seanca dëgjimore për rivlerësimin e prokurorit Rreshka do të drejtohet nga Valbona Sanxhaktari, me anëtare Xhensila Pine dhe Etleda Çiftja.

Dritan Rreshka ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës dhe e ka filluar karrierën në organin e akuzës në vitin 2003 si prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Më vonë, ai ka mbajtur pozicionin e drejtuesit të njësisë hetimore kundër krimit ekonomik-financiar dhe korrupsionit në të njëjtën Prokurori.BeFunky-dritani-770x470

Në fillim të janarit 2018, Dritan Rreshka u ngjit në krye të Prokurorisë së Tiranës si drejtues i komanduar nga Arta Marku, duke zëvendësuar në këtë post Petrit Fushën. Paralelisht me funksionin si prokuror, Rreshka është përfshirë edhe në mësimdhënie apo si ekspert në çështjet e hetimit të krimit financiar.

Analiza e pasurisë  është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.  Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Dritan Rreshka nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko skedën në PDF]

p

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.