E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vettingu/ Nuk dorëzoi mandatin për shkak të nënës gjyqtare? Rudina Hajdari: Reforma në drejtësi ka marrë…
Politikë

Vettingu/ Nuk dorëzoi mandatin për shkak të nënës gjyqtare? Rudina Hajdari: Reforma në drejtësi ka marrë…

Deputetja Rudina Hajdari e ftuar në ‘A-Show” në News 24, u pyet nëse nuk hoqi dorë nga mandati i deputetes për shkak të vettingut në drejtësi ku pritet të dalë edhe nëna e saj, gjyqtarja Fatmir Hajdari.

Ajo u pyet edhe për përjashtimin nga Partia Demokratike.

“Nuk më ka shkuar fare në mend sepse është komplet jashtë asaj që unë dua për të kontribuuar në Shqipëri. Mamaja ime ka jetën e saj, vettingu, reforma në drejtësi ka marrë rrugën e saj. Nuk ndikoj dot në këtë proces. Mamaja ime ka qenë gjyqtare para se unë të hyja në politikë”, tha ajo më tej, duke pohuar se është edhe nënshtetase amerikane.

Ajo u pyet edhe për përjashtimin nga Partia Demokratike.

Pjesë nga biseda: 

Hajdari: Momentin që unë e mora këtë vendim, prita pak kohë. Doja të shikoja… Kam thënë që të lë mandatin tim për studentët. Por gjej rastin ta shpjegoj sot; ka të njëjtën vij logjike me atë që ndodh sot. Studentët donin ndryshim. U ngritën kundër kësaj klase politike. Kjo mua më mërziti shumë. Në ato momente isha në Qytetin Studentit, para bustit të tim at dhe në anën tjetër ishin studentët.

Adi Krasta: Ky vendim është një ‘vetëvrasje’ politike. Je e përgatitur ti zonjë që të të nxjerrin nga ajo parti?

Hajdari: Nuk më nxjerrin dot nga ajo parti. Vetëm nëse demokratët më thonë nuk të votojmë më. Kjo shihet tek vota.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.