E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vettingu /Shkarkohet prokurorja Besa Nikëhasani
Publik News

Vettingu /Shkarkohet prokurorja Besa Nikëhasani

Vettingu /Shkarkohet prokurorja Besa Nikëhasani

Komisioni i Vttingut shkarkoi prokuroren e Shkdores Besa Nikëhasani,. Sipas komisionerëe ajo nuk kalon procesin e kontrollit pasi nuk justifikon pasurinë e saj.

Besa Nikëhasani ishte prokurorja e parë që u thirr në seancë degjimore nga Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit. Deri tani Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka kaluar në sitë tre gjyqtar dhe një prokuror ndërkohë që në pritje janë afro 800 gjyqtarë dhe prokurorë në të gjithë vendin. teksa po ashtu janë larguar nga sistemi 16 gjyqtarë e prokurorë.

Relatorja e çështjes, Genta Bungo, tha në senacen e parë se nga verifikimet e bëra nga Inspektoriati i Lartë i Kontrollit dhe Verifikimit të Pasurive (ILDKPI), kishte konstatuar se prokurorja nuk kishte probleme me deklarimin e pasurisë por kishte qenë një hetim i thelluar i KPK-së që kishte arritur në përfundimin se prokurorja e Shkodrës nuk justifikonte burimin e ligjshëm të dy apartamenteve në Tiranë dhe një në Lezhë, dy garazheve në Tiranë dhe një automjeti.

Vetë prokurorja tha se pretendimet e Komisionit nuk qëndrojne, pasi ajo nuk ka fshehur asnjë pasuri, ndërsa pasaktësitë në disa deklarime janë bërë për shkak të disa lapsuseve në vite.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.