E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Publik News

VËZHGIM/ A është Perëndi Edi Rama?

Ku po pushon Rama? Çfarë tha Rama? Rama zgjedh Vlorën për të thënë “mirmëngjes”…. Mbushur mediat për turp me lajme për Ramën. Mirë që nuk botojnë edhe ndonjë buletin ditor se si e bëri kakën dhe çiçin Edi!

E gjitha është dëshmi e totalitarizmit të instaluar në vend. Kapja e mediave ishte pjesë shumë e rëndësisme e këtij qëllimi. Dhe mediat ishin më të brishtat. Në shumicë janë të ndërtuara mbi informalitet të pastër, që nga pagat deri tek ndërtimet, frekuencat, detyrimet ndaj shtetit, të drejtat e autorit e mbi të gjitha…të varura prej gjuhe tek paratë! “Tubin” e lekëve e ka në dorë po AI i çiçit, kakës, “mkirmëngjesit”, pushimeve nga puna gjatë dëgjesave. Ta thotë troç sponsori: “Ne nuk japim lekë nëse je kundër qeverisë”.

Prandaj ke në ekran papushim Ramën dhe po ashtu edhe Veliajn, që në këtë pikë, pra “bërjes për vete” të mediave, ia kalon edhe ATIJ.

Sot televizionet janë mjete të pastra propagande dhe larje truri. Askund nuk ke kritikë të pakontrolluar. Është me tallon, aq sa i duhet vetë sistemit për të qenë në rregull me veten. Përsa i përket halleve të njerëzve: HARROJE!! Shqiptari i zakonshëm dhe sidomos halli i tij është i përjashtuar nga ekrani i sukseseve

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.