E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Agron Shehaj: Edi Ramës i ka mbetur vetëm të arratiset
Lajme

VIDEO/ Agron Shehaj: Edi Ramës i ka mbetur vetëm të arratiset

“Ergys Agasi, bankomati i Kryeministrit”

Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka reaguar përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, pas publikimit të përgjimeve të reja nga dosja e SPAK, ku në qendër të hetimit përmendet emri i Ergys Agasit. Sipas materialeve hetimore, Agasi dyshohet se regjistronte takimet që zhvillonte në vilën e tij.

Shehaj deklaron se përgjimet e Prokurorisë së Posaçme tregojnë një skemë të mirëorganizuar, ku Agasi regjistronte në mënyrë sistematike takime me ministra, deputetë, zyrtarë të lartë shtetërorë, biznesmenë dhe persona të lidhur me krimin e organizuar. Sipas tij, këto prova e nxjerrin Agasin si një figurë kyçe në manipulimin e tenderave publikë.

Në deklaratën e tij, Shehaj e cilëson Ergys Agasin si “bankomatin” e kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se përmes tij kalonin vendimet dhe marrëveshjet për abuzime financiare në vlera milionëshe.

Ai citon fragmente nga përgjimet e SPAK, ku sipas tij flitet hapur për fryrje fondesh në tendera:

“‘Kjo kushton 2 milionë, do ta bëjmë 4 milionë. Kjo tjetra kushton 30, do ta bëjmë 60’.”

Shehaj thekson se çdo takim ishte i regjistruar dhe se këto materiale tashmë janë pjesë e dosjes hetimore të SPAK, çka, sipas tij, dëshmon se Agasi kishte në dorë kontrollin e çdo tenderi të rëndësishëm.

Në përfundim të reagimit, kreu i Partisë “Mundësia” shprehet se pas daljes së këtyre përgjimeve, kryeministrit Edi Rama i ka mbetur vetëm një alternativë: largimi nga Shqipëria.

Reagimi i plotë:

Çdo gjë e filmuar me zë dhe figurë!
Ergys Agasi takonte ministra, deputetë, drejtorë, policë dhe biznesmenë dhe caktonin tenderat sekretë në zyrë. Nga regjistrimet që ai vetë bënte, del se Agasi ishte bankomati i Edi Ramës.
Ramës i ka mbetur vetëm të arratiset.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.