E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Arrestohet kryetarja e shoqatës që mori 2 mln lekë për një vend pune: ‘Natë-ditë u shërbej njërëzve’
Publik News

VIDEO/ Arrestohet kryetarja e shoqatës që mori 2 mln lekë për një vend pune: ‘Natë-ditë u shërbej njërëzve’

Policia e Beratit ka arrestuar kryetaren e shoqatës “Për mirëqënie dhe përkrahje sociale”, Tatja Toska me akuzën e korrupsionit pasiv dhe mastrimit.

Toska ishte paditur në emisionin investigativ Stop nga një qytetar i cili e kishte paguar me 2 milionë lekë për ta marrë në punë, por prej 4 muajsh, atij nuk ishte dhënë asnjë pagë.

Polica njoftoi se nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik & Financiar u bë ndalimi i shtetases së shpallur në kërkim: Tatjana Toska, 50 vjeçe, banuese në lagjen ‘’30 Vjetori’’, Berat.  Ndalimi i saj u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat, me vendimin  Nr. 24 datë 26.10.2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, e dyshuar për veprat penale, ‘’Korrupsion pasiv në sektorin privat’’ dhe ‘’Mashtrim’’, parashikuar nga nenet 164/b dhe 143/2 i Kodit Penal.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.