E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Basha: Nder që eshtrat e këtij patrioti të rrallë do të prehen në vendin e tij
Politikë

VIDEO/ Basha: Nder që eshtrat e këtij patrioti të rrallë do të prehen në vendin e tij

Kreu i opozitës Lulzim Basha shprehu nderimin por dhe kënaqësinë që eshtrat e Mid’hat Frashërit, këtij burri të madh, patrioti të rrallë, dhe shkëncëtari të një dimensioni europian që ka bërë kaq shumë për Shqipërinë deri në frymën e tij të fundit, do të prehen sipas amanetit të tij.

Gjatë ceremonisë së organizuar, Basha theksoi që “eshtrat e cdo patrioti, që padrejtësia e diktaturës gjakatare të Enver Hoxhës i ka lënë të dergjen jashtë kufijve të mëmëdheut për të cilin dhanë gjithcka, duhet të kthehen dhe të nderohen në Shqipëri”.

Ja fjala e plotë e Lulzim Bashës

Një nga ditët e rralla, ndoshta të pakta që qëndrojmë me një sens krenarie, nderimi por kënaqësie.
Kënaqësi që u përmbush amaneti i Mid’hat Frashërit, detyrimi i madh kombëtar i të gjithë patriotëve shqiptarë.

Kënaqësi që eshtrat e këtij burri të madh, patrioti të rrallë, dhe shkëncëtari të një dimensioni europian që ka bërë kaq shumë për Shqipërinë deri në frymën e tij të fundit do të prehen sipas amanetit të tij.

Dua të falenderoj të gjithë ata që e bënë këtë të mundur, në vecanti deputetin e Partisë Demokratike Agron Shehaj, Akademinë e Shkencave, kjo ishte gjetja e duhur për ta patur këtu këtë process nderimi dhe përkujtimi për këtë burrë të jashtëzakonshëm dhe për të vendosur një shembull i cili duhet të ndiqet edhe nga shumë të tjerë.

Eshtrat e cdo patrioti, që padrejtësia e diktaturës gjakatare të Enver Hoxhës i ka lënë të dergjen jashtë kufijve të mëmëdheut për të cilin dhanë gjithcka, duhet të kthehen dhe të nderohen në Shqipëri.

Vlerësoj iniciativën e historianit Uran Butka, përkushtimin e deputetit Agron Shehaj.

Qeveria, si administrator e taksapaguesve, nuk ka asgjë më pak se detyrimin për të kryer të gjitha procedurat për nderimin e këtij patrioti të madh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.