E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Basha: Protesta e mbarë shqiptarëve, të njëjtin përfundim si e 2 Prillit, rrëzimin e diktaturës!
Politikë

VIDEO/ Basha: Protesta e mbarë shqiptarëve, të njëjtin përfundim si e 2 Prillit, rrëzimin e diktaturës!

Kryetari i opozitës Lulzim Basha deklaroi sot nga Shkodra se “protesta madhështore e shkodranëve dhe gjithë shqiptarëve ka vetëm një përfundim, të njëjtin përfundim që pati protesta e 2 Prillit dhe sakrifica e katër bijve më të mirë të Shkodrës: rrëzimin e diktaturës, triumfin e lirisë, triumfin e demokracisë.”

Basha tha: “Asnjëherë nuk ka qënë më e kërcënuar demokracia sesa sot, liria për të zgjedhur me votë dhe rrëzuar me votë qeverinë se sa sot.

Në delir, nga aleanca e politikës me krimin, e krimit politik që përgjak Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë,  shëmbëlltyra e këtij regjimi mendon se mund ta likuidojë opozitën dhe se mund të bëjë edhe pa të, se mund ta marrë Shkodrën pa zgjedhje, se mund të mbajë Shqipërinë pa zgjedhje,  për sa kohë t’i nevojitet, mundësisht përjetësisht. Kjo nuk ka për të ndodhur.

S’ka vegla të verbra, as gaz lotsjellës, as hafije, as aparat shtypës, që të mund të rikthejë qetësinë e kufomës politike të Rilindjes, trashëgimtares së denjë të krimit të 2 prillit 1991. Protesta mbadhështore e shkodranëve dhe gjithë shqiptarëve ka vetëm një përfundim, të njëjtin përfundim që pati protesta e 2 prillit dhe sakrifica e katër bijve më të mirë të Shkodrës, rrëzimin e dikaturaës, triumfin e lirisë, triumfin e demokracisë.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.