E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Basha: Rruga europiane është ‘Shpëtim’ nga katastrofa ekonomike e politike që e katandisi Rama
Lajme

VIDEO/ Basha: Rruga europiane është ‘Shpëtim’ nga katastrofa ekonomike e politike që e katandisi Rama

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka marrë fjalën në Kuvend ku ka theksuar rëndësinë e jashtëzakonshme që ka për Shqipërinë, marrja e rekomandimit pozitiv për hapjen e negociatave. “Shpëtim” e ka konsideruar ai.

“Ky realitet është i jashtëzakonshëm dhe frymëzues, Ballkani në Bashkimin Europian, – tha Basha nga foltorja.- Evropa e bashkuar tregon se është e bashkuar në vlera dhe qëndrimet e saj. Nuk ka shembull më domethënës sesa rasti i Shqipërisë dhe ne shpresojmë se Këshilli do ta japë rekomandimin pavarësisht se qeveria e Shqipërisë ka braktisur vlerat evropiane dhe të lirisë dhe dinjitetit njerëzor.

Me këtë kryeministër në këto kushte rruga evropiane është më e domosdoshme se kurrë, sepse rruga europiane është e vetmja për të ngritur institucione të besueshme dhe ndërtuar një demokraci të vërtetë, rruga europiane është e vetmja rrugë për të ndarë qeverinë nga krimi.

Ndaj PD e ka kërkuar hapjen e negociatave me BE. Kjo nuk është vetëm përmbushje e aspiratave evropiane, por shpëtim nga katastrofa ekonomike, politike që na pret.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.