E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Berisha: Dy ditë para protestës, ministrat kanë ikur …
Lajme

VIDEO/ Berisha: Dy ditë para protestës, ministrat kanë ikur …

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha gjatë fjalës së tij në Kuvend se dy ditë para super protestës së opozitës, ministrat dhe deputetët janë shpërndarë në të katër anët.

“Ministrat të tmerruar nga superprotesta që po ofron largohen nga Kuvendi dhe lënë këtu ikonën e supernxirë nga mega aferat më të mëdha në historinë e vendit, binjakun e Gjiknurit,  Arben Ahmetaj. E thotë Hygoi diku, nuk njihej më as shef as flamurtar.

Kanë ikur deputetët dhe në sallë nuk janë as 1/5 e deputetëve. Çdo bëni ju ditën e protestës, kur dy ditë para saj keni ikur? Kaq i thoni shqiptarëve: çdo të bëni ju ditën e protestës”, tha Berisha.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.