E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/  Bilanci  i fundjavës: 13 të arrestuar, 67 patenta të pezulluara dhe 1350 gjoba
Lajme

VIDEO/ Bilanci i fundjavës: 13 të arrestuar, 67 patenta të pezulluara dhe 1350 gjoba

Policia Rrugore ka publikuar një video me anë të së cilës bën me dije masat e marra gjatë fundjavës dhe gjobat që janë vendosur.

Në videon e publikuar Policia bën me dije se janë arrestuar 13 persona, janë pezulluar 67 leje drejtimi dhe janë vendosur 1350 masa administrative.

NJOFTIMI I PLOTË

Fokusi i patrullimeve me përzgjedhje nga rrugorët e kryeqytetit këtë fundjavë ishte përdorimi i pajisjeve speciale alkool matës dhe radar.

Nga verifikimet e kryera në rrugët urbane dhe interurbane të kryeqytetit janë evidentuar një numër i konsiderueshëm shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor ku vetëm gjatë fundjavës janë:

 

  • arrestuar në kushtet e flagrancës 13 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, nga të cilët 10 në gjendje të dehur dhe 3 të papajisur me leje drejtimi.
  • pezulluar 67 leje drejtimi, nga të cilat 28 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 32 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 7 për shkelje të tjera të ndryshme.
  • proceduar administrativisht 22 drejtues mjetesh për xhama të errësuar.
  • ndaluar administrativisht 22 mjete për detyrime administrative të pashlyera.
  • si dhe janë vendosur 1350 masa të tjera administrative, për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Të vendosur për të përmbushur misionin tonë, për më shumë siguri dhe rregull në rrugët e kryeqytetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.