E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/Bleona Qereti i sulet Arjan Çanit: O vemje pabuks !
Lajme

VIDEO/Bleona Qereti i sulet Arjan Çanit: O vemje pabuks !

https://www.instagram.com/reel/DFTbWhNtraW/?igsh=MzRlODBiNWFlZA==

Bleona

Epo u deshën vetëm pak ditë që Bleona Qereti me zë e figurë t’i përgjigjej Arjan Çanit pas deklaratave që ky i fundit bëri ditë më parë për këngëtaren shqiptare, ku përveçse tha se nuk e duronte dot, preku dhe faktin që ajo kishte marrë pjesë në festën e inagurimit të Donald Trump.

E pasditen e sotme Bleona ka vendosur të bëjë për “ujë të ftohtë” Çanin. Ajo ka publikuar mesazhet që i ka dërguar atij, si dhe nuk na nguruar t’i përgjigjet dhe përmes një video të cilën e ka publikuar në “Instagram”.

“O vemje pabukse”, kështu i drejtohet ajo gazetarit, për të cilin thotë se nuk e merr askush më në televizion dhe po kërkon më dëshpërim vëmendje.

Sa i përket lidhjeve me Trump, këngëtarja bëri me dije se ka kontribuar për Presidentin që në zgjedhjet e 2016 dhe deri në zgjedhjet e nëntorit, duke regjistruar njerëz si dhe duke mbledhur para për fushatën e tij.

Ai më tej shprehu habinë se si Bleona Qereti kishte arritur të ishte në inagurimin e Donald Trump, duke u shprehur “E zonja është si i bën miq këta, çfarë iu premton se kjo nuk është as goc e re që të thuash se këta çuditen pas kësaj. Kjo po bëhet 50 vjeç”.

Përgjigja e Bleonës nuk ka vonuar. Ja mesazhi i këngëtares për Çanin:

“O Arian Çani, përveçse je një qenie mashtruese, ordinere që gënjen nëpër televizione dhe në emisionet e tua siç e ke pohuar vetë në të gjitha portalet, je një vemje pabukse që nuk të merr me asnjë televizion në punë. Jam e vetëdijshme se me këtë video po të bëj nder se do kapësh gazetat e portalet prapë, por në të njëjtën kohë kam arritur në konkluzionin që qenieve mashtruese, ordinere si puna jote duhet t’u ulesh në nivelin e tyre që t’u flasësh me gjuhën që kuptojnë.

Po të shpjegoj ty edhe ca vemjeve të tjera që rrinin pas dyerve këtej në Uashington për të kapur ndonjë foto dhe për ta shitur në Shqipëri për ndonjë lekë se cila është vlera ime meqë keni pyetur.

Duhet të kuptosh një gjë. Unë kam bërë fushata aktive për presidentin Trump në 2014-ën, në 2016-ën, në 2020-ën dhe tani në 2024-ën. Kam regjistruar mijëra vetë në listat e votimit, kam ngritur më shumë se 300 mijë dollarë donacione për zgjedhje, bëra dhe koncertin në Miçigan. Historia false, perceptimet false, që krijoni ju nuk janë realiteti im. Ti je kthyer dhe je bërë një vemje pabukse, njeri negativ që nxjerr veç vrer dhe gënjen non-stop nëpër emisione.

Përveç të gjitha këtyre të këqijave që janë boll për një njeri që të ikë dhe të mbytet, ke dhe një adoleshencë të vonuar dhe je një qenie e frustruar seksualisht dhe vazhdon edhe e mat botën me metrin tënd. Nuk kupton që bota i ka mbaruar uritë seksuale që kur kanë qenë 15-16 vjeç. Vetëm ty të ka ngecur ora. Këtu është ndryshimi midis meje edhe teje. Ik tani edhe mbytu në atë jetën tënde të mjerë.”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.