E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Brenda “trurit” të një bixhozçiu, si bëhet vlerësimi klinik i një të sëmuri nga kumari
Publik News

VIDEO/ Brenda “trurit” të një bixhozçiu, si bëhet vlerësimi klinik i një të sëmuri nga kumari

Ndryshe nga ç’keni parë deri më tani, se si fenomeni bastet është trajtuar, qoftë nga pikëpamja ekonomike apo sociale, emisioni “Hipokrati” sjell një anë tjetër, atë shëndetësore.

Me një rast konkret, një burrë 33-vjeçar, i cili prej 5 vitesh është i varur nga bixhozi, kemi bërë vlerësimin klinik të tij me psikologen Irena Thoma; si dhe kemi shkuar më tej duke dashur të kuptojmë trurin e një bixhozçiu.

 

Studime të ndryshme shkencore në botë na tregojnë se cilat janë zonat cerebrale që ndryshojnë te truri i një bixhozçiu.

Me gazetaren Kristi Gongo, mjeku neuroradiolog Arben Rroji ka shpjeguar ndryshimet e imazheve të trurit të një njeriu normal me ato të trurit të një bixhozçiu.

“Pacienti programon trurin e tij në një proces hiperaktiv gjatë lojës. Njerëzit normalë kanë funksion normal të lobeve frontale që i bën që të tërhiqen nga loja. Te lojtarët, lobi ka funksion të dobët dhe nuk tërhiqen”, shpjegon doktor Rroji./TCH

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.