E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO-DENONCIM/ Rruga me  baltë e gropa në mes të qytetit të Kukësit
Lajme

VIDEO-DENONCIM/ Rruga me baltë e gropa në mes të qytetit të Kukësit

Qytetari : Të merren masa, as në Afganistan nuk gjendet

Rrugët e degraduara në vend është tashmë një problem që denoncohet çdo ditë e më shumë nga qytetarët, por askush nuk merr masa për përmirësimin e infrastrukturës. Së fundmi një banor i Kukësit ka dërguar në redaksi pamje të gjendjes problematike të rrugës tek shkolla 9-vjeçare në mes të qytetit.

Denoncuesi shkruan se kjo rrugë aty ku ndodhet edhe tregu i qytetit, është lënë në mëshirë të fafit dhe në harresë nga Bashkia dhe kryetari Safet Gjici. E ndonëse sipas qytetarit, rruga ndodhet në qendër të qytetit, ajo është lënë në mëshirë të fatit.

Duke thënë se një rrugë e tillë nuk gjendet as në Afganistan, qytetari kërkon që kryetari me mandatin e radhës, të marrë masa dhe ta asfaltojë, pasi banorët çdo ditë duhet të kalojnë mes ujit dhe baltës

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.