E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Deputeti ‘ngrin’ në studio, sheh ‘live’ arrestimin e vëllait të tij
Lajme

VIDEO/ Deputeti ‘ngrin’ në studio, sheh ‘live’ arrestimin e vëllait të tij

Deputeti i Partisë Socialiste, Loer Kume, ka parë sot lajmin për arrestimin e vëllait të tij, Enea Kume, gjatë një interviste në Ora News, teksa në ekran shfaqeshin titrat që njoftonin zhvillimin e fundit të operacionit të SPAK në Durrës.

Në një reagim të matur dhe të kujdesshëm, Kume konfirmoi se është informuar mbrëmjen e kaluar për ndalimin e të vëllait, ndërsa theksoi se do të respektojë parimin e prezumimit të pafajësisë, deri në momentin që drejtësia të japë fjalën e saj.

“U vura mbrëmë në dijeni, është arrestuar dhe është i dyshuar. Për sa kohë nuk ka një vendim fajësie, do ta konsideroj të pafajshëm deri në momentin që drejtësia të flasë,” – tha Kume.

Deputeti socialist shtoi se çdo individ është përgjegjës për vendimet që merr, duke u distancuar nga çdo koment i parakohshëm mbi akuzat ndaj të afërmit të tij.

“Gjithkush është përgjegjës për jetën dhe vendimet që merr në jetën e tij, por të mos flasim para kohe,” – përfundoi ai.

Enea Kume u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në kuadër të një hetimi për tjetërsim pronash në Durrës, një çështje ku janë përfshirë edhe persona të njohur të botës së krimit, përfshirë Aleksandër Lahon (“Rrumi i Shijakut”) dhe individë të lidhur me grupin “Avdylaj”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.