VIDEO dhe Foto e makinës që vunë tritol policit në Shkodër
Efektivit të policisë rrugore në Shkodër, Kastriot Selimaj, i është vendosur një sasi tritoli në automjetin e tij.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tepe” rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Kjo është makina , e cila është dëmtuar pas shpërthimit të tritolit.
Sasia e lëndës plasëse ishte vendosur në gomën e pasme të automjetit, i cili ndodhej i parkuar në oborrin e shtëpisë.
Xhami i përparmë i makinës ëhstë dëmtuar plotësisht teksa janë thyer edhe xhamat e dyerve të makinës dhe është dëmtuar prapakolpi. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.
Pritet që policisë t’i vijnë në ndihmë kamerat e sigurisë që ishin në banesë dhe në rrugicën e rrugës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



