Video/Dhunë barbare në Shkodër, policia të ndërhyjë menjëherë!
Video e dhunës me armë
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër, ku një grup djemsh kanë hyrë me forcë në lokalin e një qytetari, duke ushtruar dhunë ndaj babait të tij dhe miqve që ndodheshin aty. Autorët më pas kanë thyer kamerat e sigurisë me qëllim që të zhdukin provat dhe janë larguar nga vendngjarja.
Sipas denoncimeve, personat e përfshirë kanë lidhje familjare me një fis të njohur të Shkodrës, gjë që ka rritur frikën dhe pasigurinë e të dhunuarve. Ata kërkojnë mbrojtjen urgjente të Policisë, pasi ndihen të kërcënuar për jetën e tyre.
Qytetarët i bëjnë thirrje institucioneve ligjzbatuese që të mos heshtin përballë dhunës dhe banditizmit, por të ndërhyjnë pa vonesë për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



