E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ E masakruan në grushta 32-vjeçarin që u përplasi automjetin
Lajme

VIDEO/ E masakruan në grushta 32-vjeçarin që u përplasi automjetin

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Tiranë, në zonën e Laprakës, ku babai me të birin rrahën keq një 32-vjeçar për shkaqe banale.

Shkak u bë një aksident me makinë mes dy palëve, pas të cilit djali me të atin rrahën keq 32-vjeçarin që drejtonte mjetin tjetër, në afërsi të shkollës “Aleks Buda”. Ky i fundit për shkka të plagëve të marra përfundoi në spital.

Nga video duket se dhuna ka qenë e konsiderueshme. Është e pakuptimtë ndërkohë se si shqiptarët janë gati të rrihen e të vriten thjesht për disa hekura.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Me datë 18.04.2023, rreth orës 16:10, në Laprakë, në afërsi të shkollës “Aleks Buda”, janë përplasur dy automjete (dëme materiale) dhe si pasojë janë konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin me grushte, drejtuesit e automjeteve, shtetasi A. R., 32 vjeç, me shtetasit Xh. B., dhe A. B. (babë e bir). Si pasojë e konfliktit shtetasi A. R., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.