E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO E PLOTË e skandalit ‘Gjici’/ Nga s*ksi tek fitimi i tenderit të qenve
Lajme

VIDEO E PLOTË e skandalit ‘Gjici’/ Nga s*ksi tek fitimi i tenderit të qenve

Publikohet videoja e plotë prej 13 minuta e skandalit ‘Safet Gjici’.

VIDEO pjesa pare

Ashtu edhe siç premtoi, gazetari Artan Hoxha ka publikuar videon e plotë prej 13 minuta të skandalit ‘Gjici’. 

Hoxha ironizon edhe shpejtësinë e veprimeve të administratës së bashkisë së Kukësit, që përfundon të gjithë procedurën që nis në zyrën e Gjicit dhe përfundon me dorëzimin e letrave dhe marrjen e tenderit që do financohej nga qytetarët e Kukësit.

SPAK zbarkoi këtë të hënë në ambientet e Bashkisë së Kukësit ku sekuestroi serverin e kamerave të sigurisë por edhe dokumente të ndryshme.

Sekuestrimet janë bërë në kuadër të hetimit që po kryhet për shpërdorim detyre ndaj ish-kryebashkiakut Safet Gjici, i cili u përfshi në skandal, pas publikimit të një video ku ai shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua tashmë të identifikuar.

Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit qëndruan për afro 30 minuta në Bashki dhe pasi morën kontakt me punonjësin e IT-së, bënë sekuestrimin e serverit.

Në videon e publikuar nga Hoxha tregohet se si Alma K., për 13 minuta mbaron punë me Safet Gjicin dhe siguron edhe projektin për kastrimin e qenve të Kukësit

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.