E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Video e skandalit, zbardhet dëshmia e policit në gjykatë
Lajme

Video e skandalit, zbardhet dëshmia e policit në gjykatë

Gjykata e Shkodres ka vendosur sot “arrest me burg” me afat 30 dite per policin Berhan Bajrakurtaj.

Ne seancen e mbajtur me dyer te mbylluara polici ka mohur te kete ngacmuar ndonje te mitur ashtu si akuzohet.

“Nuk kam ngacmuar asnje te mitur. Kam qene ne shtepine time. Nuk e di se si ka dale video. Para pak kohesh e ka çuar celularin ne servis dhe me pas e kam patur me kod. Une nuk di ta perdor mire celularin. Nuk kam ngacmuar asnje person dhe se kam idene si eshte shperndare video”- ka thene ai.

Gjyqtare e çeshtjes ishte Irida Kacerja, prokuror Vat Staka dhe avokat mbrojtes Xhelal Kraja. Gjyqi u zhvillua me dyer te mbyllura, ndersa Prokuroria e kishte bere me dije qe ne fillim se do te kerkonte burg me afat 30 dite per paraqitjen e provave. Avokati kerkoi lirimin per shkak se ska veper penale.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.