E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Fermeri në Lezhë i drejtohet ‘Edi’, ja reagimi i kryetarit të PD. Çfarë i tha Basha
Publik News

VIDEO/ Fermeri në Lezhë i drejtohet ‘Edi’, ja reagimi i kryetarit të PD. Çfarë i tha Basha

  1. “Qeveria e PD do ofrojë zgjidhje jo propagandë boshe mashtrimi”. Me premtimin se do të anulojë të gjithë “aferat korruptive duke nisur me Milot-Balldre”, kreu i PD me fermerët në Lezhë tha se “këto para do i kthehen shqiptarëve”.

Fermerët i janë ankuar liderit të PD se politikanët sipas tyre nuk i kanë mbajtur premtimet.

“Nuk kam ndërmend të fshihem për t’ju ikur përgjegjësive. Do të vi prapë këtu për tu ballafaquar me angazhimet dhe përgjegjësitë e mia”, tha Basha.

 

Njëri nga fermeret qe u ankua per mosmbajtjen e premtimeve krijoi edhe nje situate humori gjate takimit, teksa ngaterroi emrin e kryetarit te PD me emrin e kryeministrit Rama.

JA BATUTAT

Fermeri: Përshëndetje zoti Ed, më fal

Basha: Mirëmbrëma zoti Zef

Fermeri: Të dëgjova me shumë vëmendje, hë mo se s’prish punë.

Basha: Ta dëgjojmë njëherë se ndoshta ka pas në mendje me i thënë dicka edhe atij

Fermeri: Jo për Zotin këtë që po të them ty ia kam thënë edhe atij e ai nuk mundet me ardh me u ballafaqu me ne. Por edhe ty po të them a do vish më me këto fjalë që na the sot këtu? Unë kam qen me Salën, Fatosin, kam le e rrit e jam bo 57 vjec, asnjëri se ka pru. A do mundesh me u kthy prap me këto fjalë që na the?

Basha: Faleminderit Zef. Zef ëë??

Fermeri: Po, paradite Zef.

Basha: Po mbasdite?

Fermeri: Mbasdite si të duash.

Basha: Nuk kam ndërmend të fshihem për të ju ikur përgjegjësive. Do të vi prapë këtu për tu ballafaquar me angazhimet dhe përgjegjësitë e mia

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.