E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO / FOTO/Autorët i ndoqën dhe u bënë pritë
Lajme

VIDEO / FOTO/Autorët i ndoqën dhe u bënë pritë

Zbardhet kronologjia e lëvizjes së viktimave dhe ndjekja e autorëve nga Peqini në Elbasan, ku i ekzekutuan pranë Kombinatit Metalurgjik në Bradashesh. Autorët dyshohet se janë vrasës me pagesë dhe se u larguan në drejtim të Peqinit, por ende nuk ka asnjë të arrestuar. Xhaxha e nip, së bashku me turkun humbën jetën në vend nga breshëria e plumbave. Makina drejtohej nga Endrit Alibej. Dy nga tre viktimat kishin ardhur në Shqipëri vetëm 12 orë para atentatit mafioz.

REPORT TV zbardh detaje të reja nga masakra në qytetin e Elbasanit.Dy nga tre personat që mbetën të vrarë mbrëmë kishin vetëm 12 orë që kishin ardhur për festat në Shqipëri. Endrit Alibej (Dylgjeri) jetonte në Holandë, xhaxhai i tij Arben Dygjeri ishte emigrant në Angli dhe rezulton pa precedent, ndërsa turku Erdal Durunay i martuar me një shqiptare dyshohet bashkëpunëtor i Endritit. Shënjestra e atentatit ka qenë Endrit Alibej, i cili bashkë me të vëllanë Andrea Alibej janë me precedentë, pasi ishin drejtuesit e një grupi kriminal të goditur në 2013 në Itali, ku u arrestuan 34 persona, mes tyre 12 shqiptarë, ndërsa u sekuestrua kokainë me vlerë 10 mln euro. Nuk dihet se si Alibej ka mundur ti shpëtojë drejtësisë italianë me vetëm 5 vite burg. Por si ndodhi vrasja mbrëmë? Endrit Alibej me xhaxhanë e tij Arben Dylgjeri dhe turku së bashku me familjarët e tyre kishin qenë në një fshat të Peqinit për të darkuar.

Në momentin që kanë dalë nga restoranti (tre viktimat ishin në një makinë) janë drejtuar për në qytetin e Elbasanit së bashku me dy makinat e tjera ku kanë qenë 5 gra, mes tyre njëra shtatzënë dhe 3 fëmijë. Autorët i kanë ndjekur rrugës nga Peqini në Elbasan dhe në afërsi të Kombinatit Metalurgjik në Bradashesh i kanë bërë pritë makinës duke i qëlluar me breshëri. Pas të shtënave, automjeti ku ndodheshin shqiptarët bashkë me turkun ka humbur kontrollin dhe është përplasur me rrethimin e një restoranti. Kanë qenë familjarët vetëm pak metra larg vendit ku ndodhi krimi që janë përballur të parët me ngjarjen e rëndë. Ata i kanë dërguar në spitalin e Elbasanit, por asnjëri prej tre personave nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra, pasi ishin qëlluar edhe në kokë dhe humbën jetën në vend. Autoret mendohet se janë vrasës me pagesë duke parë dinamikën e ngjarjes dhe faktin se nuk kanë lënë gjurmë. Nuk dihet sa persona kanë marrë pjesë në vrasje dhe sa automjete kanë përdorur, ndërsa u raportua se janë larguar në drejtim të Peqinit. Shkak i ekzekutimit ka qenë përplasja për pazaret e drogës.

Elbasan, pamjet e Range Rover-it të bërë shosh nga plumbat, ekzekutohen 3 persona, lidhje nga vendi i ngjarjes (VIDEO)

Report Tv  ka publikuar pamjet e makinës Range Rover me targa rumune ku udhëtonin viktimat të cilët ranë pre e atentatit.

U qëlluan me breshëri kallashnikovi në Elbasan, kush janë xhaxhai dhe nipi që humbën jetën në atentat (FOTO)

Endrit Alibej (Dylgjeri) dhe Arben Dylgjeri janë nipi dhe xhaxhai që humbën jetën në atentat mbrëmjen e kaluar në zonën e Metalurgjikut në Elbasan.Familjet kanë çelur dyert e mortit dhe gjatë ditës së sotme xhaxhai dhe nipi do të përcillen për në banesën e fundit. Në atentatin e përgjakshëm humbi jetën edhe një shtetas turk i identifikuar si Erdal Durunay i cili ndodhej në shoqërinë e Endrit dhe Arben Dylgjerit duke udhëtuar me një automjet tip “Range Rover” në dalje të Elbasanit, pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit. Viktimat po udhëtonin të shoqëruar edhe nga familjarët e tyre të cilët udhëtonin në dy automjete të tjera që ishin më pas.

Shenjat e plumbave te makina ku po udhëtonin viktima.

Endrit Alibej (Dylgjeri) i vrarë dje te atentati në Elbasan

1 / 6

Arben Dylgjeri i vrarë dje te atentati në Elbasan

2 / 6

Erdal Durunay është shtetasi turk i vrarë dje te atentati në Elbasan

3 / 6

Njoftimi për vdekjen e Endrit Alibej (Dylgjeri) i vrarë dje te atentati në Elbasan

4 / 6

Njoftimi për vdekjen e Arben Dylgjerit i vrarë dje te atentati në Elbasan

Shenjat e plumbave te makina ku po udhëtonin viktimat

Autorët i bënë pritë makinës ku po udhëtonin tre viktimat në afërsi të Metalurgjikut, e cila humbi kontrollin dhe u përplas me rrethimin e një restoranti. Pas marrjes së provave, vendi i ngjarjes u pastrua, por ende duken njollat e gjakut. Ndërkohë që në pamje duken punonjësit e restorantit ‘Dervishaj’ duke rregulluar rrethimin që u dëmtua mbrëmë nga makina e tre viktimave

Rrethimi i lokalit ku u përplas makina pasi u qëllua me kallashniko

Rruga ku ndodhi atentati mbrëmë në Elbasa

Rruga ku ndodhi atentati mbrëmë në Elbasa

Rruga ku ndodhi atentati mbrëmë në Elbasa

Rruga ku ndodhi atentati mbrëmë në Elbasan

Shenjat e gjakut në rrugën ku ndodhi atentat

Makina e qëlluar

Masakra në Elbasan, turku që u ekzekutua mbrëmë ishte martuar me një shqiptare

Turku Erdal Durunay që humbi jetën mbrëmjen e djeshme në Elbasan ka qenë i martuar me një grua shqiptare. Turku gjithashtu dyshohet se ka qenë pjesë e grupit të Endrit Alibejt, që u ekzekutua së bashku me xhaxhanë e tij Arben Dylgjerin.

Makina e qëlluar me breshëri plumbash kallashnikovi. /Report tv

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.