E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/Frrok Çupi përplaset me këshilltarin e Metës: Servil, hajdut!
Publik News

VIDEO/Frrok Çupi përplaset me këshilltarin e Metës: Servil, hajdut!

Analisti Frrok Çupi është përplasur keq me këshilltarin ligjor të presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishin.

Madje Çupi e cilësoi Derivishin si hajdut dhe se ka qenë më parë edhe i burgosur për një vepër të tillë. Ai e quajti Dervishin servil të Ilir Metës që nuk duhet të ishte në studion e Open në Top Channel.

Pjesë nga debati: 
Frrok Çupi: Sa servilë ka nëpër zyra të lutem mos na i sill në ekran. Servilët e administratës janë njerëz të tmerrshëm. Le të vijë Ilir Meta.

Bledar Dervishi: Z. Çupi…!

Frrok Çupi: Me servilët nuk…

Bledar Dervishi: Servil nuk ma përmend dot mua. Ti në radhë të parë dhe askush tjetër aty.

Frrok Çupi: Ty të kanë akuzuar edhe për hajdut o burrë.. të gjitha mediat të akuzojnë.

Spartak Ngjela: Jo ore?

Frrok Çupi: Po ore, ka qenë në burg ai.

Bledar Dervishi: Bravo të qoftë që paske kontrolluar Google-in.

Frrok Çupi: Unë nuk pranoj të flas me administratorë.. le të vijë Ilir Meta, Ilir Papameta. Na ul nivelin e bisedës. Na vijnë tipa të tillë nëpër studio.. A i ke lexuar portalet çfarë shkruajnë për ty? Po të akuzojnë se je hajdut, se ke qenë i burgosur! Të merr Ilir Meta të fut në zyrë dhe na nxjerr para fytyrës tonë. Po shko rri në zyrë atje. Nëpunësit më të këqij të botës i ka Presidenca.

Bledar Dervishi: Nuk mund t’ju lejoj që të fyeni presidentin e Republikës.

Frrok Çupi: Pse çfarë je ti gardiani?

Spartak Ngjela: As me mua nuk hyn në debat me mua, ti nuk je gardian këtu. Për debat ik andej nga ke dalë.

Frrok Çupi: Po për presidentin e kemi dëgjuar natë e ditë, na erdhi në majë të ditës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.