E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Fundoset makina tek nënkalimi i Mamurrasit
Lajme

VIDEO/ Fundoset makina tek nënkalimi i Mamurrasit

Nënkalimi i Mamurrasit është përmbytur dhe bllokuar ditën e sotme, duke shkaktuar kaos në qarkullim.

Disa automjete janë bllokuar dhe janë fundosur në ujë që ka arritur mbi 1 metër, pasi nënkalimi nuk ka asnjë tubacion apo kanalizim për largimin e ujit.

Pamjet e mbërritura në redaksinë tonë tregojnë momentin dramatik kur një mjet fundoset plotësisht në ujë, ndërsa drejtuesit dhe pasagjerët me vështirësi arrijnë të dalin të gjallë.

Aktualisht, qarkullimi nëpërmjet këtij nënkalimi është ndaluar, pasi situata ka dalë jashtë kontrollit dhe rrezikon sigurinë e qytetarëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.