VIDEO/ Goli i Goreckës shmang eleminimin në Mynih
Ishte një ndeshje e çmendur teksa hungarezët kaluan dy herë të parët në avantazh, por pancerat arritën të reagonin në të dyja rastet.
Heroi i ndeshje ishte Leon Gorecka i cili realizoi golin e dytë të barazimit vetëm pak minuta nga fundi i lojës duke kualifikuar më tej gjermanët.
FT| GJERMANI-HUNGARI 2-2
Szalai 11′, Shafer 67’/ Haverc 66′, gorecka 84′
KOMENTI LIVE
Mbyllet sfida! Gjermania barazon mes drithërimash dhe kualifikohet në raundin e 1/8-ve së bashku me Francën dhe Portugalinë.
93′ Çfarë gafe bën Sane! Kroson keq në zonë duke humbur një shans të artë për goline fitores.
90′ Gjyqtari i katërt akordo 4 minuta shtesë.
89′ Goditje këndi për Gjermaninë!
88′ Zëvendësim në radhët e hungarezëve, del nga loja Klajnsler dhe Fiola, në fushë Lovrensis dhe Nikoliç.
84′ Goooooooooool Gjermania 2-2/ Leon Gorecka ngre peshë Alianz Arenan, gjen golin e barazimit për gjermanët pas një rrëmuje në zonë.
82′ Zëvendësim tjetër në radhët e gjermanëve, lënë lojën Gosens dhe Ginter, në fushë Musiala dhe Volland.
81′ Rast i artë për Toni Kros, goditja e mesfushorit shkon ngjitur me shtyllën.
79′ Myler tenton të provojë portën me kokë, por godet keq dhe sfera përfundon sipër kuadratit.
76′ Shumë nervoz gjermanët, nuk arrijnë dot të dalin përpara. Aksionet e tyre bllokohen mjaft mirë nga hungarezët.
73′ Zëvendësim në radhët e Hungarisë, largohet Roland Salai në fushë Shon.
68′ Dy zëvendësime në radhët e gjermanëvë. Dalin nga fusha e lojës Haverc dhe Gnabri, në lojë Myler dhe Vërner.
67′ Goooooooooool 1-2 Hungaria/ E pabesueshme çfarë ndodh në Mynih, Hungaria realizon golin e dytë vetëm pas 1 minutë. Pllakos heshtja në Alianz Arena.
66′ Goooooooooooooool Gjermania 1-1! Haverc shënon pas një dalje të gabuar të portierit Gulashi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



