VIDEO/ Gruaja i hodhi spray paralizues në fytyrë, burri mori bizhuteritë
Jepet masa e sigurisë burg pa afat për çiftin nga Vlora që tentuan të grabisim argjendarinë në Shkodër. Anisa dhe Arben Hoxhaj tentuan që të grabisnin argjendarinë më 27 janar, ndërkohë që u hasën me rezistencën e pronarit të biznesit.
Ky është momenti kur çifti hidhet në sulm për të kryer planin e tyre që iu rezultoi i dështuar.
Siç shihet në pamje, është pikërisht gruaja ajo që nxjerr me shpejtësi një spray paralizues dhe iu hedh në fytyrë pronarit dhe shitëses, ndërsa bashkëshorti i saj tenton të marrë bizhuteritë. Por pavarësisht tentativës, pronari i argjendarisë i ka ndjekur bashkë me shitësen, duke i ndaluar në hyrje të dyqanit. Këta të fundit u arrestuan nga policia.
https://www.instagram.com/tv/CZW_kQ8oN6Q/?utm_medium=copy_link
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



