E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ I riu dhunoi policin në “Astir”/ Reagon drejtoria e policisë: Po pinte hashash, u kap më vonë nga efektivët e tjerë
Flash

VIDEO/ I riu dhunoi policin në “Astir”/ Reagon drejtoria e policisë: Po pinte hashash, u kap më vonë nga efektivët e tjerë

Nga videoja dallohej qartë që dy efektivët ishin vënë në ndjekje të dy të rinjve, por këta të fundit i ikën nga duart.

Së fundmi, në lidhje me materialin e publikuar ka reaguar edhe policia. Drejtoria e policisë Tiranë tregon se po atë mbrëmje, kur ka ndodhur përplasja, dy vëllezërit që kanë dhunuar efektivët e policisë janë shoqëruar në komisariat pasi janë kapur nga forcat e tjera të policisë.

Bëhet me dije se gjithçka ka nisur, pasi dy vëllezërit, njëri 22 vjeç dhe tjetri 26 vjeç janë konstatuar duke pirë lëndë narkotike (hashash).

“Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, shtetasi Xh. S. është larguar me vrap, ndërsa shtetasi F. S., gjatë ndalimit, ka kundërshtuar me forcë punonjësin e Policisë. Shtetasi F. S. ka mundur të largohet, por pas ndërhyrjes së shërbimeve të tjera të Policisë, është kapur, së bashku më vëllanë e tij, dhe më pas janë kryer veprimet procedurale, në drejtimin e Prokurorisë.” – njofton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.