E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Ja si e pushtonte Gramoz Ruçi foltoren e Kuvendit kur PS ishte në opozitë…
Lajme

VIDEO/ Ja si e pushtonte Gramoz Ruçi foltoren e Kuvendit kur PS ishte në opozitë…

Gramoz Ruçi konsiderohet nga mazhoranca socialiste dhe shpesh herë nga Kryeministri Edi Rama si personi që vuri rregullin në Kuvend, në zbatim të asaj që quhet rregullore dhe përsa i takon respektimit të rendit të ditës.

Ruçi ka tentuar të mbajë atë që konsiderohet si rregull më së shumti duke kërcënuar deputetët e opozitës me përjashtime dhe ndoshta koha që ai drejton Kuvendin, vetëm në pak muaj, do të mbahet mend për numrin më të lartë të ndëshkimeve ndaj ligjvënësve, duke i përjashtuar nga punimet parlamentare.

Por ai që mbahet si “dora e hekurt” vetëm disa vite më parë ishte protagonist në rrëmujën dhe protestat që PS mbante në Kuvend. Video e mëposhtme i përket 12 prillit të 2012, ku qartazi duket se Ruçi, bashkë me deputetë të tjerë të PS-së protestojnë në foltoren e Kuvendit, madje ai nuk bindet as kur kryeparlamentarja e asaj kohe, Jozefina Topalli, tenton të bisedojë me të.

Ruçi këmbëngul në qëndrimin e tij dhe çuditërisht ndaj tij nuk është marrë në atë kohë asnjë masë disiplinore, ashtu sikundër ndodh sot në Kuvendin e Shqipërisë.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme, ndërsa protagonist është i njëjti personazh që sot bën moral dhe mban rolin e xhandarit, kur as më shumë dhe as më pak është thjesht një spiker i Kuvendit.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.