E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Juventusi përmbys Milanin, Moise Ken “lan hesapet” për “Zonjën”
Sport

VIDEO/ Juventusi përmbys Milanin, Moise Ken “lan hesapet” për “Zonjën”

Juventusi ka arritur të fitojë kundër Milanit me një përmbysje në pjesën e dytë. Bardhezinjtë fituan 2-1 dhe tashmë futën në një krizë rezultatesh Milanin.Piontek kaloi në avantazh Milanin në fundin e pjesës së parë. Pjesa e dytë nisi vrullshëm për Juven, e cila me Dibalën nga penalltia gjeti golin e barazimit.

Presioni vazhdoi dhe në fushë u hodh Kin nga Alegri, i cili pas një asisti nga Pjaniç gjen golin e fitores.

Tashmë Juventusi është vetëm një fitore larg titullit kampion. Ndërsa Milani tashmë mbetet në kuotën e 52 pikëve.

Juventus-Milan 2-1
(Dibala 59′, Kin 84′, Piontek 39′)

84′ Moise Kin gjen golin për Juventusin. Tashmë Juventusi ka trepikëshin në duar. 

59′ Dibala shënon nga pika e bardhë e penalltisë. Vendosen ekuilibrat në Torino. 

40′ Piontek shënon dhe Milani është në festë.

34′ Calhanoglu kroson Aleks Sandro e prek topin me dorë. Arbitri e sheh rastin me VAR. por akordon goditje këndi.


FORMACIONET ZYRTARE: 

Juventusi: Shezni, De Shiljo, Bonuçi, Rugani, Spinacola, Bernadeski, Çan, Bentaknur, Aleks Sandro, Manxukiç, Dibala. Trajner: Alegri

Milani: Reina, Kalabria, Musakio, Romanjoli, Rodrigez, Kesi, Bakajoko, Çalhanoglu, Suso, Piontek, Borini. Trajner: Gatuzo.

56904887_404279053686925_1593820388830216192_n

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.