Video/ Kërcet grushti në Palasë, një burrë e shtrijnë mbi tavolinë e diskos “SIN”
Dje në mbrëmbje në një lokal nate në Palasë, moti i keq erdhi me sherr.
Sezoni turistik po i afrohet fundit, por jo uris e shqiptarëve për sherr. Mbrëmjen e kaluar në një lokal nate në Palasë ka kërcitur grushti.
https://www.instagram.com/reel/C_KiC4itjgV/?igsh=MzRlODBiNWFlZA==
Një person e kanë shtrirë mbi tavolina dhe një grup “të fortësh” e kanë mbytur në grushte. Personi bie pa ndjenja dhe dikush dëgjohet t’i kërkojë kamarierit ujë. Si në skena filmash komedi, kamarieri e sjell ujin me duar.
Nuk dihen ende motivet e sherrit apo identiteti i personave të përfshirë.
Një sherr ka ndodhur të hënën në fshatin Palasë në një lokal nate në bregdet.
Policia njofton se ka shpallur në kërkim dy persona, Xh. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, si dhe G. B., 49 vjeç, banues në Durrës.
Sipas policisë gjatë një konflikti për motive të dobëta, ata kanë goditur me sende të forta shtetasin L. K., 42 vjeç.
Burime p bëjnë me dije se konflikti ka ndodhur te lokali “SIN” në fshatin bregdetar. Sipas burimeve policore, ky lokal është një investim i ri i dyshimtë.
Njoftimi i Policisë:
Komisariati i Policisë Himarë referoi materiale në Prokurori dhe punohet për kapjen e shtetasit Xh. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, në fshatin Palasë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin L. K., 42 vjeç. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Në vijim të hetimeve të kryera nga grupi hetimor dhe këqyrja e pamjeve filmike, një pjesë e pamjeve janë bërë publike në rrjete sociale dhe në disa media, është identifikuar dhe shpallur në kërkim një tjetër shtetas që dyshohet se është përfshirë në këtë konflikt, shtetasi G. B., 49 vjeç, banues në Durrës.
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Xh. S. dhe G. B. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



