VIDEO/ KORÇË/ Identifikohen autorët e sulmit të dhunshëm me shkopinj në një servis makinash

VIDO:

Janë identifikuar autorët e sulmit të dhunshëm me shkopinj në një servis makinash në Korçë. Mësohet se ata janë Spartak Selima, Kristi Selima, Marsel Xhakollari dhe Erjon Guri.

Ndërsa personi i plagosur është Ramadan Hasani.

Si ka nisur sherri

Sherri ka nisur në datën 14 Shkurt dhe sipas burimeve nga policia mësohet se ka qenë Ramadan Hasani dhe vëllai i tij që kanë rrahur Spartak Selimën.

Më pas ditën e sotme Selima së bashku me një familjar dhe dy shokë kanë gjetur Ramadan Hasanin dhe e kanë sulmuar me leva hekuri dhe shkopinj.

Njoftimi i policise: 

Korçë/Dëmtuan me mjet të fortë një shtetas ditën e sotme, për motive të dobëta, Policia identifikon dhe vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Mesditën e sotme, në lagjen nr. 16, Korçë, në ambientin e një lavazhi, shtetasit S. S., K. S., M. Xh., dhe E. G., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta, shtetasin R. H., 30 vjeç, banues në Korçë, i cili po merr mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po vijojnë punën për kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjes. Nga hetimet e kryera dyshohet se ky konflikt ka ndodhur pas një konflikti të mëparshëm të ndodhur më datë 14.02.2024, në Korçë, midis shtetasit S. S., R. H., dhe vëllait të këtij të fundit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrerhanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Publikuar nga Publik Media