E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Kryemadhi publikon pamjet : ‘Ja si vidhen 100 mijë € në ditë nga inceneratoristët fantazmë në Tiranë’
Flash

VIDEO/ Kryemadhi publikon pamjet : ‘Ja si vidhen 100 mijë € në ditë nga inceneratoristët fantazmë në Tiranë’

Deputetja e Partisë së Lirisë ka reaguar sërish për çështjen e inceneratorëve. Pas denoncimeve të njëpasnjëshme për këtë skandal të madh të Rilindjes, deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë një video në faqen e saj në facebook ku paraqet pamje te filmuara me dron se si menaxhohen mbetjen tek inceneratori që nuk egziston në Tiranë. Ato thjeshtë groposen e asnjë proces incenerimi nuk ndodh.

“E pra të nderuar qytetarë, sot më shumë se kurrë zë vend shprehja: “Hapu dhe’, hapu dhe'”, por para se të futemi “ne”, uroj të futen plehrat pasi të diferencohen dhe të kalojnë proceset e tjera për të cilat paguajmë përditë të gjithë ne.

Inkurajojmë mediet të shkojnë e të shohin realisht sesi vidhen 100 mijë €/ditë nga INCENERATORISTËT FANTAZËM në Tiranë”, shkruan Kryemadhi ne postimin e saj.

Mesazhi i plotë:

“Hapu dhe’, hapu dhe’ të futem”.

Kështu bërtiste “Tana” tek filmi “Përrallë nga e Kaluara”. E pra çudia ndodhi!

Inceneratoristët e Sharrës kanë reaguar, e madje edhe kanë akuzuar për “prishje imazhi” e më tej akoma e kanë akuzuar Monika Kryemadhin dhe Partinë e Lirisë për benefite politike. Madje madje, kanë “guxuar” deri aty sa të ftojnë edhe mediat për të parë “kryeveprën e tyre”.

E pra të nderuar miq, ky është kulmi i talljes me paratë dhe taksat e qytetarëve shqiptarë.

Nuk mjafton fakti që vjedhin 100mijë €/ditë, nuk mjafton fakti që SPAK dhe BKH merret me katundarë e punëtorë, që nga Shkodra e gjerë në Vlorë, madje merret edhe me vibratorë…vetëm me Inceneratorin e Tiranës nuk merret, por tani reagojnë të indinjuar dhe inceneratoristët. Mesa duket u kemi prishur “rehatinë e vjedhjes”.

E pra të nderuar qytetarë, sot më shumë se kurrë zë vend shprehja: “Hapu dhe’, hapu dhe'”, por para se të futemi “ne”, uroj të futen plehrat pasi të diferencohen dhe të kalojnë proceset e tjera për të cilat paguajmë përditë të gjithë ne.

Inkurajojmë mediat të shkojnë e të shohin realisht sesi vidhen 100 mijë €/ditë nga INCENERATORISTËT FANTAZËM në Tiranë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.